Loading...

Tiranë/Përplasje me armë të ftohta, plagoset 28-vjeçari. Në pranga i dyshuari .

[sgmb id=”1″]

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime nga Policia bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mundur të vënë në pranga një të dyshuar për plagosjen me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, ku gjatë një konflikti të çastit Ervis Mateli ka goditur me thikë 28-vjeçarin me inicialet I. K., i cili aktualisht ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, mëngjesin e sotëm policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin Ervis Mateli, 33 vjeç.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën e ‘Plagosjes së rëndë me dashje’ dhe ‘prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com