[sgmb id=”1″]
Nazistët fshehën 35 miliardë funta ari në një vend të fshehtë në Austri, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të rënë në gjurmët e thesarit historik që iu vodh kombeve evropiane.
Udhëheqësit e Trierit të Tretë( ish shtet gjerman) dyshohet se kanë hedhur arkën e thesarit të Adolf Hitlerit në thellësitë e Liqenit Toplitz në Austri, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur duke u përpjekur të gjejnë thesarin e varrosur në baltë, 103 metra poshtë sipërfaqes, raporton “Daily Star”.
Hitleri dhe aleatët konfiskuan veprat e artit dhe thesaret nga mbarë kontinenti, duke i mbledhur ato në të ashtuquajturin Rajhun e Tretë.
Ata gjithashtu vodhën unaza, stoli dhe sende të tjera të çmuara nga njerëzit e dënuar në kampet e përqendrimit, shkruan syri.net. Por shumica e asaj që ishte vjedhur nuk është gjetur kurrë dhe besohet se shumë prej tyre mund të gjenden në Liqenin Toplitz.
Një sërë mjetesh dhe sende naziste janë nxjerr nga thellësia, por gjuetarët e thesarit besojnë se mund të ketë shumë më tepër sesa pritet të zbulohen.
Hitleri pohohet se ka rreth 35 miliardë dollarë vlerë thesari të fshehur nëpër Evropë dhe liqeni austriak është vendi i parë ku janë drejtuar një sërë gjuetarësh.
Thesari nazist ende është duke u zbuluar, dhe një ngarkesë masive është gjetur në Argjentinë këtë muaj.