[sgmb id=”1″]
Presidenti Hashim Thaçi është duke e vendosur dialogun me Serbinë në shërbim të interesave të veta, kanë thënë njohës të rrethanave politike.
Thaçi ka zhvilluar të hënën një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, në praninë e përfaqësueses së lart të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ky takim është “imponim” i Thaçit për të qenë adresa kryesore në dialog me Serbinë.
“Hashim Thaçi po imponohet për të qenë adresa kryesore e dialogut të Brukselit, pavarësisht faktit se çështjet që janë diskutuar deri më tash e që pritet të diskutohen në Bruksel janë në kompetenca të ministrive, Qeverisë, e jo të presidentit. Po ashtu, Thaçit nuk i ka dhënë askush mandat që të dialogojë në Bruksel. Në këtë rast, Kuvendi nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka thënë Mushkolaj.