[sgmb id=”1″]
Turistët dhe qytetarët e Vlorës janë tmerruar mbrëmjen e sotme, pasi në Lungomaren ka pasur të shtëna me armë.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, flitet për një person të vrarë dhe disa të plagosur.
E ditur është bërë vetëm se policia është në vendngjarje. Dyshohet se mund të ketë ndodhur një atentat ndaj 36- vjeçarit, të cilit i janë bërë të ditura vetëm inicialet R.O.
Gjithashtu mësohet se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.