[sgmb id=”1″]Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë ka bere nje koment te hapur Kryeministrit Edi Rama ne facebookun e tij duke i kerkuar zgjidhje per aksesin e turisteve ne Parkun Oriku dhe Karaburun.
Mesazhi i plote :
Jam Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë.
Për shkak të orarit të punës dhe ndodhies në Park, shqetësimin po ta drejtoj publikisht.
Bëhet fjalë për vlerat e jashtëzakonshme, historike por edhe turistike, të këtij Parku por që për shkak të Marrëveshjes së MK dhe MB thuajse është i pa mundur për tu vizituar.
Është nga asetet më të rëndësishme në fushën e Trashëgimisë Kulturore që ka Vlora.
Përmes vizitës në P A ” Orik”, njëherësh, aksesohet edhe Riviera Shqiptare dhe kjo, me pak kujdes, kthehet në një mundësi zhvillimi jo vetëm për Orikumin por edhe për krejt rrethin e Vlorës.
Përpjekjet e deri sotme të DRKK Vlorë nuk kanë mundur të dëgjohen.
Vlerësimi Juaj me siguri do ta gjejë rrugën e aksesimit të Orikut, zoti Kryeministër !
Jo thjesht si aset historik e trashëgimie por, mbi të gjitha, edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik…