Loading...

Sulmoi me bombë kryeministrinë, i riu tregon në polici arsyen: Qëllova sepse …

[sgmb id=”1″]

Një i ri nga Fieri është arrestuar pasi ka sulmuar me një bombë molotov kryeministrinë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ardian Peshtanaku është prangosur nga Garda dhe më pas iu dorëzua policisë.

I pyetur se cili ishte motivimi i veprimit të tij, Peshtanaku është shprehur se hodhi shishen e benzinës në drejtim të Kryeministrisë, pasi është i mërzitur me shtetin që nuk i zgjidh problemet. 

“Qëllova pasi shteti nuk më zgjidh hallet”, është shprehur përpara policisë 25-vjeçari, i arrestua dje.

I riu nga Fieri do të akuzohet për shkatërrim prone me dashje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com