[sgmb id=”1″]
Temperaturat e larta e bëjnë gati të pamundur t’i mbajmë flokët lëshuar nga vapa e madhe. Më poshtë ju sjellim një listë me ide se si t’i mbani flokët në këto ditë të nxehta.
Stili i flokëve të “lagur”. Ky model është mjaft në modë kohëve të fundit, dhe mjaft i lehtë për t’u arrirë. Me vetëm pak xhel flokësh, duke i lënë ato pas veshëve, do të dukeni si yll nga Hollywood.
“Pony tail”. Flokët e kapura bisht gjithmonë kanë qenë zgjidhje numër një për ditët e nxehta. Ky stil është gjithmonë në trend dhe duket bukur tek të gjithë.
Gërshetat. Mblidhni flokët topuz, dhe pastaj zbukurojini me gërshetë rreth kokës dhe do dukeni për mrekulli me pak punë.
“Messy Bun”. Flokët e kapur që japin përshtypjen që sapo jeni zgjuar nga gjumi, duken mjaft rinore dhe tërheqëse.
Flokët gjysmë të kapura. Rita Ora ishte ajo që e bëri këtë trend botërore, dhe e solli tek ne. Që nga momenti i parë që e pamë tek videoklipi “Body on me”, duket se të gjithë ranë ne dashuri me këtë stilim dhe nuk duam të heqim dore nga ai.