Loading...

SKANDALI ME MATURANTËT E SHKOLLËS “TREGTARE” VLORË!

[sgmb id=”1″]

Në datën 15 Qershor të këtij viti, maturantët e Shqiptërisë i janë nënshtruar provimit të detyruar të maturës, në lëndën e matematikës.

Rezultatet e nxënësve ishin të pritshme dhe të lejueshme nisur edhe nga niveli i tyre në mësime. Por në shkollën e mesme “Tregtare” në qytetin e Vlorës rezultatet janë shokues. Nga 67 maturantë që iu nënshtruan provimit të Matematikës, kalues janë vetëm 15 prej tyre ose 22 % e nxënësve. Kjo përqindje e rendit shkollën “Tregtare” Vlorë si nje nga më të dobetat në Qarkun e Vlorës, për mos të thënë edhe në rang kombëtar.

Ky rezultat nxjerr në pah performancën e dobët të drejtorisë së shkollës dhe mos realizimin e objektivit te cilësisë, kusht ky që është primar për shkollat e Arsimit Profesional, pas rritjes së numrit të nxënësve.

Shkolla e mesme “Tregtare’ Vlorë rezulton të mos ketë arritur as objektivin e rritjes së numrit të nxënësve krahasuar me vitin mësimor 2015 – 2016, objektiv i cili është proklamuar me forcë nga ish ministri Klosi, i cili pohoi se në rast se drejtuesit e shkollave nuk dyfishojnë numrin e nxënësve, duhet të japin doreheqjen.

Rënia se numrit të nxënesve ka ardhur për shkak të nxitjes së pakënaqësisë tek prindërit e nxënësve, për shkak të rezultateve të dobëta të maturës në dy vite mesimore, ç’ka i ka penguar ata të regjistrojnë ëemijet e tyre pranë kësaj shkolle.

Drejtoria e shkollës së mesme ‘Tregtare” Vlorë jo vetëm që nuk ka marrë masa për ruajtjen e cilësisë si një objektiv madhor i Ministrisë së Mireqenies Sociale dhe Rinisë, por ka degjeneruar procesin mësimor, ku gjatë gjithë vitit orët e para te mësimit dhe dy orët e fundit nuk zhvilloheshin për shkak të braktisjes së qëllimshme nga Drejtoresha e shkollës Alma Islamaj, e cila i lejonte nxënësit të braktisnin procesin mësimor duke i justifikuar me praktikën mësimore.

Rezultatet e dobëta në provimin e Matematikës të maturantëve të shkollës “Tregtare” Vlorë janë një këmbanë al;armipër Ministrinë e Arsimit dhe gjithë sistemin arsimor në Shqipëri. Aq më tepër që kjo shkollë çdo vit financohet nga buxheti i shtetit për të nxjerrë profesionistë të denjë rë tregun e punës, në fushën e hoteleri – turizmit, ekonomisë etj.

Qytetarët e Vlorës, nxënësit dhe prindërit e tyre mund t’i japing përgjigje pyestjes: – A është kjo shkolla që duam?”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com