[sgmb id=”1″]
Nuk dihet se si e sa është e verifikuar mirë “lista e zezë” që kryeministri Edi Rama nxitoi të nxirrte publikisht duke denocnuar 100 zyrtaret e nëpunësit e para si abuzues me detyrën, por mes saj rezulton edhe një person i vdekur.
Lajmin e bën me dije “Tema”, e cila shkruan sot se ne liste ka çudira. Një prej këtyre çudirave, është emri i 36 në listën e Ramës, që thuhet se është drejtor në Këlcyrë.
Ai quhet Resul Llogo. Por, ky person nuk ekziston fare në Këlcyrë, madje sipas të dhënave të gazetës TemA, nuk ekziston as në gjendjen civile.
Nga verikimet e mëtejshme, bëhet fjalë për një emër të ngjashëm nga Gjiroakstra, por që nuk jeton më.
Ai ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut dikur, por tashmë ka vdekur. Me sa duket, sta i Ramës nuk i ka bërë si duhet verikimet e emrave të kësaj liste.