[sgmb id=”1″]
Kryeministrit Edi Rama është duke marrë pjesë në kongresin botëror të naftës. Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria është fronti i ri i burimit të naftës për rajonin dhe më gjerë. Sipas Ramës, “Shqipëria ka shumë rezerva nafte. Kemi një të ardhme të shkëlqyer, jemi mjaft të inkurajuar nga lajmi i fundit për zbulimin e vend burimeve të gazit në vendin tonë”.
“Përfundimet e punimeve të TAP-it, janë një moment tjetër mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi do na kthejë në një rrugë të rëndësishme të kalimit të gazit në rajon dhe në Europë. Ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri.
Mendoj se Shqipëria është fronti i ri për burimet e naftës”, tha Rama ndër të tjera, që nuk harroi pa falenderuar mikun e tij, Erdogan.