[sgmb id=”1″]
Një shqiptar 17-vjeçar po lufton me vdekjen e në Spital në Itali, pasi u qëllua nga një 19-vjeçar italian me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari së bashku me autorin, Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë.
Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.
Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. Edhe pse shqiptari është dërguar në spitalin e Pavias në kohë rekord gjendja tij është kritike.
Ai i është nënshtruar një operacioni. Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar nga karabinierët.
Deshmitaret
“Nuk ishte hera e pare qe ata ziheshin me grushte me njeri-tjetrin, por nuk e mendonim kurre se gjerat do te shkonin deri ne kete pike”.
Keshtu thone deshmitare pas ngjarjes se rende te ndodhur mbreme, kur 17-vjecari shqiptar u qellua me thike nga rivali i tij pas sherrit per nje vajze.
Sipas mediave italiane, miqte e tyre tregojne se ata jane konfliktuar edhe here te tjera. Ata po pyeten ne polici per te hedhur drite rreth ngjarjes, nderkohe qe gjendja e te riut shqiptar eshte e rende.
“Te dy u ndeshen ne nje vend qe e frekuentonin te dy, pane me nje veshtrim sfidues njeri-tjetrin. Nuk dihet, ndoshta kishin lene takim per te sqaruar gjerat”- tregojne miqte.