[sgmb id=”1″]
Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borsh të Sarandës, ku një i ri humbi jetën pas sherrit me mjete të mprehta e disa të tjerë u plagosën, ka ardhur edhe dëshmia e parë. Një nga të plagosur, Redinel Ormenaj thotë se u përfshi në sherrin e ndodhur pak pas mesnate.
Ai rrëfen se sapo ka parë që shokët e tij ishin përfshirë në një konflikt, ka ndërhyrë për t’i ndarë. Por sipas tij, grupi nga Vlora me të cilët po konfliktoheshin shokët e tij, kishin kaçavida, me të cilat e kanë goditur, duke e lënë të plagosur.
“Pashë shokët në konflikt dhe shkova t’i ndaja. Nuk e kuptova konfliktin mes tyre. Ishte një grup nga Vlora, ata më goditën. Më goditën me kaçavidë, ishin të përgatitur. Me mua ishin disa shokë që s’kishin lidhje me konfliktin. Premtim Bega ishte atje, në vajtëm më vonë”, rrëfen Ormenaj.