[sgmb id=”1″]
Vlorë
Në vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend, gjatë sezonit turistik veror 2017, në bazë të udhëzimit
“Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nga Shërbimet e Policisë Rrugore pranë DVP Vlorë, janë marrë këto masa:
– Janë caktuar shërbime të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017.
– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.
– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëshgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.
Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi: • i mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.
I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.
I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.
I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:
Vlorë – Zvërnec Vlorë- Palas- Dhërmi- Vuno- Himarë- Qeparo- Borsh – Sarandë Sarandë – Qafë Bot (PKK me Greqinë) Sarandë – Butrint
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!