[sgmb id=”1″]
Të paktën dy nga nënkryetarët e Bashkive të LSI në Qarkun e Korçës janë larguar nga puna.
E para që ka lënë detyrën ka qenë nënkryetarja e Bashkisë së Korçës Floalda Strati e cili vetëm pak kohë më parë ka kaluar në zyrën e numrit dy të Bashkisë më të madhe në juglindje të vendit pasi për gati katër vite ka qenë drejtore e postes së rajonit të Korçës.
Burime zyrtare për Shekullin thanë se ka qenë vet kryebashkiaku Sotiraq Filo ai që Iika komunikuar largimin nga puna si nënkryetare e kësaj bashkie. Zyrë të cilën deri para fushatës për zgjedhje parlamentare e mbante një tjetër përfaqësues i kësaj force politike.
I dyti nënkryetar i LSI, larguar në juglindje të vendit është Tomorr Azizi në Bashkinë e Kolonjës, largim të cilin ja kanë komunikuar të hënën paradite nga zyra e burimeve njerëzore të kesaj Bashkie. I treti gati për tu larguar është Alket Rembi, nënkryetari i Bashkisë së Maliqit edhe ky përfaqësues i LSI.
Fill pas tyre pret të largohet edhe administratoret e njësive administrative në të tri këto Bashki të fituara nga PS në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Largimi i zyrtarëve të LSI pritet të sjell krisje të mëdha në këshillat bashkiake të në të tri këto Bashki, por burime të sigurta thanë se që tani të majtët po punojnë për “trafikim” këshilltarësh nga të gjitha forcat politike në opozitë për të shpëtuar kështu kolapsin në marrjen e vendimeve në këto këshilla.
Të njëjtat burime kanë shkuar më tej kur thanë se nga të tri keto Bashki pritet të largohet edhe zyrtarë të tjerë të cilët kanë përfituar vendet e tyre të punës falë marrëveshjes që kanë pasur dy forcat kryesore deri dje në qeveri.