[sgmb id=”1″]
Revista prestigjioze amerikane e rendit Shqipërinë, si një nga 15 destinacionet më të mira në mbarë botën, në një listë ku përfshin edhe emra me traditë në fushën e industrisë së turizmit siç janë Izraeli, Koreja e Jugut, Japonia, Egjipti, Peruja, India e Meksika.
Revista “Travel + Leisure” e ka cilësuar Shqipërinë si destinacionin më të lartë në mbarë botën, duke sugjeruar që ajo të jetë destinacioni numër një për t’u konsideruar për pushimet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Renditja bazohet në progresin e bërë në raportin e fundit të “Tourism Competitiveness” nga Forumi Ekonomik Botëror për këtë vit, ku Shqipëriaështë ngjitur me 8 vende, duke e bërë atë si nga 15 destinacionet, që kanë regjistruar përparimin më të madh në dy vitet e fundit.
Riviera shqiptare dhe Gjirokastra janë dy nga destinacionet kryesore për t’i vizituar. Industria e Turizmit ka pësuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit, duke tërhequr më shumë se 4 milionë turistë dhe duke fituar rreth 1.5 miliardë euro.
Më parë, Shqipëria u vlerësua si nga 17 destinacionet më të mëdha botërore që duhet vizituar gjatë vitit 2017 nga “CNN”, duke e futur Shqipërinë me emra të mëdha, si Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.