Loading...

Rama i vë afat një tjetër drejtori – Ke kohë deri nesër në 16:00… !

Në dëgjesën e rradhës të kryeministrit Edi Rama, në qytetin e Shkodrës, disa prej qytetarëve kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin e legalizimit. Pas rastit të Beratit, ku, pas urdhërit të Ramës, u pushua drejtori i ALUIZNI-t, ngjarja është përsëritur edhe në qytetin e Shkodrës. Menjëherë pas ankesës së një qytetari për problemin që kishte me legalizimin e një kati të godinës në pronësi të tij, të ndërtuar pa leje, kryeministri Rama e ka thirrur direkt për sqarim kreun e ALUZNI-t në Shkodër.

Pasi ka dëgjuar edhe sqarimin e drejtorit, i ka kërkuar që problemin qytetarit t’ja zgjidhë menjëherë deri të nesërmen në orën 16:00.

“Rastin e Maxhit Alibalit e njoh. Ai ka bërë një kat tjetër përveç asaj që ka bërë me leje. Problemi është se leja është e certifikuar, dhe në momentin që është marrë kjo leje nuk është kompetenca jonë të ndërhyjmë. Duke qenë në këto kushte, pra e certifikuar nga zyra e Legalizimit, ne nuk mund të ndërhyjmë. Kjo i kalon për kompetencë rrugës gjyqësore. Ne përgjigje zyrtare i kemi kthyer qytetarit”, sqaroi kreu i ALUIZNI-t në Shkodër.

“Nga pikëpamja ligjore ka të drejtë, nuk mund të veproje mbi një pronë të regjistruar. Duhet të uleni të tre bashkë me drejtorin e Hipotekës, bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni qytetari”, replikoi Kryeministri.

Por pavarësisht kësaj qytetari ka filluar të ndërhyjë përsëri në fjalën e Kryeministrit.

“Je kundër kësaj që po them unë tani? Ke ngrënë kolpo? Hiqjani mikrofonin se nuk ndalon”, tha Kryeministri.

“Dëgjo drejtor, do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në ora 4 do më çosh mesazh, u zgjidh problemi”, iu drejtua Kryeministri drejtorit të ALUIZNI-t të Shkodrës

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com