[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në qeverinë e re.
Kreu i qeverisë, ndonëse nuk përmendi emra konkret se cilët do të jenë ministrat e rinj, theksoi se me rëndësi ngelet procesi.
Pyetjes në një intervistë në “Top Story”, se cili është kriteri mbi të cilin do përzgjidhen ministrat e rinj, Rama tha:
“Sigurisht që do kemi qeveri të re në shtator. Ajo që thash vlen më shumë sesa emrat, për të cilën nuk është se kam menduar. Unë mendoj për një sistem dhe jo për një emër që të çon tek një emër tjetër. Janë disa sifda të rëndësishme për tu përballuar nga qeveria, sfida për rishikimin e buxhetit, për shkak të situatë jo të favorshme të thatësirës”.