Loading...

Rama: S’e bojkotojmë ceremoninë e Metës.

[sgmb id=”1″]

I ftuar në Top Story, për herë të parë pas zgjedhjeve, Edi Rama foli mbi fitoren, planet për qeverisjen dhe opozitën.

Ai tha se nuk do ta bojkotojë ceremoninë e betimit të Metës President.

“Presidenti i zgjedhur është i zgjedhur dhe tani vjen hapur nga radhët e opozitës, jo gjysmë i shfaqur dhe gjysmë jo. Këtu është çështje shteti dhe jo e personave dhe pavarësisht nga sjellja zhgënjyese e Presidentit të zgjedhur, respekti për institucionet duhet të vijë i pari dhe me shpresën që i pari që do të respektojë institucionin e Presidentit të jetë Presidenti i zgjedhur. S’e kam vënë asnjëherë në pikëpyetje këtë (praninë në seancën e betimit)”, tha Rama.

Kryeministri dha emrin e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi.

“Për mua 100 përqind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha ai.

Rama tha se nga gara në PD pret një kryetar që nuk do te cenojë marrëveshjen e 18 majit me Lulzim Bashën.

“Unë besoj që nëse ka patur një akt të duartrokitshëm për Shqipërinë nga PD në katër vite, ka qenë ajo marrëveshje. Ajo marrëveshje ka dalë edhe si rezultat i një momenti që është vërtet, që kupa u mbush me një politikë të caktuar dhe një krizë që reflektonte atë politikë mundësoi marrëveshjen për një politikë të re”, u shpreh ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com