[sgmb id=”1″]
Kryeministri Rama i është përgjigjur letrës së 7-vjeçares Mikaela e cila i shkruante se nuk i kuptonte fjalët e mamit të saj kur i thoshte se me zor e siguronte bukën e gojës.
Në një postim të bërë sot në mëngjes Rama njofton lajmin e mirë për Mikaelën dhe nënën e saj duke bërë me dije se Bashkia e Tiranës do t’i paguaj qeranë për tre muaj dhe nënës së saj do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet më mirë.
POSTIMI I RAMËS:
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qiranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë ”, shkruan Rama.