[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen. Ai mbush 53 vjeç, por pavarësisht kësaj, nuk i ka ndalur postimet e detyrës.
Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar disa pamje nga Përmeti në Facebook, duke promovuar turizmin e zonës.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Bënja e Përmetit, e shpallur Qendër Historike në janar të 2017, ku kemi filluar punën tanimë për restaurimin e kishës për të vijuar më tej me rilindjen e vlerave historike e turistike të gjithë zonës”, shkruan Rama.