[sgmb id=”1″]
Gjatë muajit Korrik 2017, DRKK Vlorë kreu punime mirëmbajtjeje në qendrën historike të Tragjasit të vjetër, Vlorë.
Kjo qendër përmban interes të madh për vizitorët për ndërtimin e vecantë dhe karakteristik të banesave, si nga ana arkitektonike ashtu edhe nga ajo urbanistike.
Tipologjia e banesave është e tipit 2K me shkallare të jashtme ku kati përdhe shërbente për zairetë e dimrit dhe për kafshët kurse kati i sipërm për banim. Ky fshat është djegur dy herë nga andartët grekë dhe pushtuesit gjermanë.