Loading...

Policia e Shtetit ka vënë në pranga gjatë 12 orëve të fundit, katër persona pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me karta të huaj të falsifikuara.

[sgmb id=”1″]

Policia e Shtetit ka vënë në pranga gjatë 12 orëve të fundit, katër persona pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me karta të huaj të falsifikuara.

Mësohet se policia i ka arrestuar, duke I akuzuar për  ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave’.

Konkretisht:

U arrestua në flagrancë Edmond Z., 29 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.

Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Redon Ç, 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com