[sgmb id=”1″]
Nuk kishte si të kalonte pa tension përballja mes Partizanit të Beogradit dhe Olimpiacosit të Pireut e vlefshme për turin e tretë kualifikues në Champions League.
“Bomba” e sherrit plasi menjëherë pasi gjyqtari italian, Davide Massa i dha fund pjesës së parë, ndërsa tifozët serb filluan të hidhnin sende të forta në drejtim të lojtarëve që iu drejtuan dhomave të veshjes.
Koret raciste dhe këngët provokuese të serbëve nuk kanë munguar gjatë gjithë 90 minutave edhe për trajnerin shqiptar të Olimpiacosit, Besnik Hasin.
Kujtojmë që provokimet ndaj Hasit nuk munguan edhe një ditë më parë ku gazetarët serb e kanë thumbuar duke e pyetur për origjinën.
Përgjigja e Hasit ishte e prerë: “Jam kosovar i Shqipërisë, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare. Çfarë ka këtu për tu habitur?!”
Në videon më poshtë mund të shikoni sherrin mes dy skuadrave pasi një lojtar i Olimpiacosit i kundërpërgjigjet tifozit që më parë e qëlloi me shishe.