[sgmb id=”1″]
Një tjetër valë i nxehti, por e shkurtër, parashikohet të godasë vendin dhe gjithë gadishullin e Ballkanit, javën e ardhshme, nga data 9 deri më 12 Korrik.
Sipas “Meteoalb”: Temperaturat e mesditës pritet të ngjiten mbi 33 gradë C në të gjithë Shqipërinë, duke kulmuar në zonat jugperëndimore me mbi 38 gradë C.
Problematike paraqiten edhe temperaturat gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, të cilat do të ngjiten deri në 20 gradë C në zonat malore dhe mbi 25 gradë C në ultësirë.