[sgmb id=”1″]
Një vajzë e moshës 15-vjeçare, e cila kishte shkuar tek tezja në Berat për të kaluar pushimet verore, është larguar me një shije të hidhur dhe me një problem të madh, të cilin e ka nxjerrë në pah.
E reja me inicialet R.K., ka akuzuar bashkëshortin e tezes së saj për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ajo ka bërë denoncim në polici e shoqëruar nga e ëma, ku ka thënë se burri i tezes e ka përdhunuar.
Tre ditë më parë 15-vjeçarja kishte shkuar në banesën e tezes në fshatin Duhanas të Beratit, pas përfundimit të shkollës dhe me nisjen e pushimeve verore. Aty ajo ka ndenjur në banesën e Resmi Turhanit, bashkë me fëmijët dhe gruan e tij (tezja e vajzës).
Në polici, në praninë e të ëmës dhe psikologes, vajza është shprehur se kur tezja e saj dhe dy fëmijët kanë ikur në arë për të kryer disa punë bujqësore dhe e kanë lënë atë vetëm në shtëpi, në banesë ka hyrë burri i tezes, Resmiu, i cili e ka përdhunuar.
Më pas 15-vjeçarja është kthyer në shtëpi tek prindërit dhe u ka treguar atyre gjithçka që ka ndodhur.