[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e spitaleve në vend, lidhur me menaxhimin, përgjegjshmërinë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Rama si fillim u ndal te mundësitë dhe shërbimet e reja që janë shtuar në spitalet në vend, ndërsa më tej theksoi një problematikë tepër shqetësuese, mungesën e higjenës dhe keqmenaxhimin në spitale.
Teksa të gjithë të pranishmit po e ndiqnin, kryeministri i akuzoi ballë për ballë duke thënë se përgjegjësia për këtë problem është e “drejtuesve pis të spitaleve”. “Kush e ka fajin, fajin e keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis…”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ana tjetër e kësaj medalje është shqetësuese dhe tregon diçka që është thelbësore ëpr të vërtetën e thjeshtë që shendetësia është e shtrenjtë, kërkon infrastukture, por në rradhë të parë kërkon menaxhin dhe të gjitha të dhënat qoftë të marra në rrugë zyrtare qoftë nëpërmjet ankesave të publikut flasin për një nivel menaxhiumi të papranueshëm.
Unë besoj që një ndër shkaqet themelore dhe të pathëna edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilën është ngarkuar figura e mjekut vjen nga keqmenaxhimit të spitaleve. Natyrisht që mjekët kanë përgjegjësitë e tyre por është menaxhimi që duhet t’i kujtojë të jenë në kohën e duhur në momentin e duhur.
Asgjë nuk justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin, që spitalet të mos jenë shëmbuj pastërtie dhe higjene. Kjo është A-ja për çdo mjedis për publik për spitalet është pas së cilës gjithë bëmat e tjera humbasin vlerën. Sot spitalet tona nuk janë pjesë e.higjenës…
Kush e ka fajin, fajin e keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis… Dhe nuk ka nevojë as për para as për investim por është faji juaj.
Personelit tonë nuk mund t’i mungojë gatishmëria për t’ju përgjigjur në kohë pacjentit.
Jemi 270 vjet prapa nëse bëjmë një krahasim të pasëtrisë, higjenës dhe kush e ka fajin, fajin e keni ju…