Loading...

Paralajmëron Rama: Do të bëj shkurtime të mëdha në administratë. Ja kush do preket.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkurtime drastike në administratë.

Duke folur në Librazhd ai ka thënë se shumë zyrtarë fshihen pas flamujve të partive, madje edhe pas flamurit të PS-së për t’iu rënë njerëzve me shkop dhe kjo nuk mund të vazhdojë.

Rama deklaroi se që nga qeveria do ketë reformim të madh e duke vijuar me të gjitha institucionet.

“Nuk janë të pakët zyrtarët e shtetit që fshihen pas flamuri të PS-së për t’ju rënë njerëzve me shkopin e flamurin e partisë. Ashtu si ata që fshihen pas flamujve të partive të vogla.

Janë në struktura gjakpirëse sepse me atë gjak shtohen dhe rriten. Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë.

Duke nisur nga qeveria, do ta reformojmë thellësisht qeverinë dhe të gjitha institucionet. Do bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo pjesëve parazite apo të infektuara të administratës shtetërore”, deklaroi Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com