Loading...

Paralajmërimi i zymtë i anëtarit të kryesisë së PD: Po bëhet akti më i kobshëm.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Tomor Alizoti, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PD-së ka folur sot në mbledhje me nota të mëdha kritike ndaj kreut të PD-së.

Ai tha se PD-ja po bën një gabim, pasi po rizgjedh brenda dy javës kryetarin e disfatës, siç e cilësoi ai Lulzim Bashën.

“Ky vend është ndërtuar mbi padrejtësinë, dhe me keqardhje po ju them se ne ketu jemi mbledhur ne mënyrë te padrejte. Jemi mbledhur për te bere te padrejtën te drejte. Si eshte e mundur që në një parti që i solli shqiptarëve lirinë dhe drejtësinë, sot pas kaq vitesh është kthyer në tempullin e padrejtësisë”,  tha ai.

“Si është e mundur që pas kësaj disfate totale, ne pas dy javësh rizgjedhim kryetarin e disfatës. Unë e di pse po ndodh. Sepse ju jeni të padrejtë. Ky vend ka vuajtur gjithmonë nga udhëheqësit dhe liderët autokratë e të padrejtë. Që kjo parti të bëhet si gjithë Europa, që ka qenë parulla e themelit dhe kauza e PD, duhet të jetë e drejtë me veten, pastaj këtë drejtësi ta përçojë te gjithë shqiptarët.

Një ndër arsyet pse kam qenë dhe jam anëtar i kësaj partie është se kam menduar që PD është në anën e drejtë të historisë. Sot me keqardhje vë re dhe shoh makinacione dhe manipulime, që i përngjajnë asaj partie, që njerëzit, adhuruesit e PD e luftuan me jetë, shpirt dhe gjak edhe në ditët më të errëta të komunizmit.

Vendet e zhvilluara të botës, në themelin e shtetformimin të tyre kanë nderin e njeriut, vlerat e njeriut dhe drejtësinë e njeriut. Ne do degradojmë edhe më shumë sepse sot kjo parti po bën aktin më të kobshëm, po legalizon të padrejtën”, përfundoi ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com