Loading...

Pakti Rama-Basha:Reagon PD: Çfarë skandali fshihet pas shkarkimit të drejtorit të OSHEE.

[sgmb id=”1″]

Shkarkimi i drejtorit teknik të OSHEE-së, Haki Mustafa, të propozuar në këtë detyrë nga Partia Demokratike si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha ka sjellë sot edhe reagimin e parë nga selia blu.

Organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demokratike” ka pretenduar se shkarkimi i Mustafës fsheh një skandal që është denoncuar nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha që në 16 qershor të këtij viti. “Kriza energjetike tashmë është evidente dhe burime nga OSHEE bëjnë me dije se kanë filluar blerjet e energjisë nga jashtë. Në krye të OSHEE është rikthyer Ardit Çela, njeriu që ka firmosur çdo tender abuziv përgjatë katër viteve të qëndrimit të tij në krye të këtij institucioni. Tashmë është rikthyer sërish aty për të realizuar një megavjedhje tjetër”, – shkruan “RD”.

Sipas artikullit të publikuar në numrin e sotëm “burime nga KESH shprehen se bëhet fjalë për përdorimin e një kredie të marrë nga Banka Botërore për blerjen e energjisë nga KESH. Në fakt, autoriteti që përgjigjet për blerjen e energjisë në kohën kur nivelet e hidrocentralave në vend janë në kuaota të ulta është OSHEE. Por këtë herë këtë procedurë do ta kryejë institucioni që përgjigjet për prodhimin dhe jo për importin. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë euro të Bankës Botërore që janë dhënë kredi për këtë qëllim. Pra, KESH do ja blejë operatorëve ndërkombëtarë, dhe më pas do ja shesë OSHEE me çmim më të lartë se ai i prodhimit, ndërkohë që kjo procedurë duhet të ndiqej drejtpërdrejt nga OSHEE dhe s’kishte pse ngrihej çmimi rrugës”, – shkruan “RD”.

Mandej pretendohet se “me një fjalë, çmimit të importit do i shtohet dhe fitimi i KESH që merr për prodhimin dhe më tej do i kalohet OSHEE. Se çfarë makinacionesh të tjera do të luhen në kurriz të taksave të shqiptarëve kjo nuk dihet, por duket se kjo ka qenë arsyeja se përse në këtë operacion 150 milionë eurosh nuk u duhej nëpër këmbë Haki Mustafa dhe u riemërua Ardit Çela”, – thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar në numrin e sotëm të “Rilindjes Demokratike”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com