[sgmb id=”1″]
Kjo javë ka nisur me temperatura të larta. Termometri do të shënojë 38 gradë celsius, dhe në zona si Kucovë apo Gjirokastër mund t’i kalojë këto vlera.
Nga instituti i Gjeo-Shkencave, meteorologu Metodi Marku thotë se rënie te temperatura me 2-3 gradë celsius do të ketë nga e mërkura deri në fundjavë.
Marku: Dita e mërkurë dhe e enjte pritet të shënojë rëniet e para, por dita e premte do të shënojë rënie më të theksuar prej 4 gradësh. Madje në zonat veriore, kryesisht në Alpe priten reshje shiu.
Rreziku nga zjarret vijon të jetë i lartë.
“Situata e rënduar e zjarreve do të rëndohet akoma më shumë. Ditën e enjte do të shtojë edhe shpejtësinë e erës, e cila do të jetë një faktor plus për përhapjen e zjarreve”, tha Marku për “Ora News”.
Gushti do të jetë edhe më problematikët për sa i takon situatës hidrike. Vendi do të vuaj mungesën e ujit për shkak të tharjes së burimeve.
Marku: Do të vazhdojmë me problemin e thatësirës dhe nuk pritet asgjë për sa i përket atmosferës që të përmirësojë situatën.
Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka publikuar një sërë rekomandimesh se si duhet të mbrohemi nga i nxehti afrikan që ka përfshirë vendin. Sipas autoritete shëndetësore ekspozimi në dielli duhet të evitohet përgjatë orareve 11.00-17.00.
Ambienti në të cilën jetohet duhet të jetë i frejtkët dhe i ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
Mos harroni të masni temperaturë ne vendin ku kaloni më shumë kohë
Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz.
Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
Të vishen rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.
Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë pa u konsultuar me mjekun përkatës.
i nxehti manifestohet me dhembje koke; të vjella, dobësim të imunitetit, rritje të tremperarurës trupore, gjendje të fikti si dhe është përgjegjës për përkeqësimin e parametrave jetësor për të sëmurët kronikë, fëmijët dhe gratë shtatzëna dhe të moshuarit.