Loading...

Një 15 vjeçar me talent të jashtëzakonshëm për biznes kishte ndërtuar një biznes fitimprurës nga një shkollë fillore në Londër të Britanisë së Madhe.

[sgmb id=”1″]

Një 15 vjeçar me talent të jashtëzakonshëm për biznes kishte ndërtuar një biznes fitimprurës nga një shkollë fillore në Londër të Britanisë së Madhe

Nathan John-Baptiste e filloi këtë biznes në moshën 12 vjeçe gjatë pushimit të drekës në shkollë, duke u shitur çokollata dhe pije shokëve të tij.

Kur e filloi biznesin i kishte 5 funte dhe shiste nga banjot e shkollës. Biznesi u rrit në qarkullim prej 230 funtesh në ditë dhe 11 punëtorë. Qarkullimi vjetor mbërriti në 1,150 funte.

“Askush nuk e ka bërë këtë më parë. Të tjerët kanë shitur çokollata, unë kam ndërtuar një perandori”, ka thënë ai.

Ai e përdorte Snapchatin për të reklamuar mallin e tij te nxënësit tjerë, por pasi shkolla e kuptoi çfarë po bënte, ia mbylli aktivitetin dhe ia mori mallin. Ai nuk u nervozua me këtë, pasi tha se nuk mund ta çonte gjithë jetën duke shitur çokollata.

Nga ky biznes ai ka mbledhur 5 mijë funte, të cilat thotë se do t’i investojë në aksione të bursës ose në pasuri të patundshme, pasi siç thotë ai, ‘plani është të bëhem milioner dhe kjo mund të arrihet me punë”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com