Loading...

Nga Ankona drejt Durrësit me 9 milje në orë, trageti me 820 shqiptarë.

[sgmb id=”1″]

Udhëtimi i 820 pasagjereve që po lundrojnë drejt Durrësit me tragetin “Bridge” të linjës Ankona-Durrës pritet të zgjasë jashtë çdo parashikimi.

Ata duhet të mbërrinin në port të shtunën rreth orës 17:00, por për shkak të një defekti në motor pritet të ankorohet rreth orës 08:00 të së dielës.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, për shkak të defektit trageti po lundron vetëm me një nga dy motorët, me një shpejtësi të reduktuar 9 milje në orë.

Në traget ka dhe shumë familje emigrantesh që kthehen në atdhe për pushimet e verës. Temperaturat e larta dhe orët e gjata të qëndrimit në det të hapur mësohet se kanë shkaktuar irritim dhe panik te një pjesë e udhëtarëve, ndërsa kompania “Adria Ferries”, së cilës i përket trageti, në një njoftim për shtyp sqaron se të gjithë udhëtarëve në bord po u ofrohet asistencë, ushqim dhe pije.

Kompania ka anuluar përkohësisht nisjet nga Durrësi drejt Ankonës të shtunën dhe nga Ankona drejt Durrësit të dielën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com