Loading...

A mund të shkarkohet Meta si President më 24 korrik? Ja mundësitë…

[sgmb id=”1″]

Ditët e fundit është folur shumë për një skenar që e lë Ilir Metën jashtë Presidencës. Mirëpo, burime brenda LSI thonë se kjo është e pamundur.

Kuvendi është thirrur me dekret të Presidentit në detyrë, Bujar Nishani për tu mbledhur më datën 24 korrik për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri.

Në këtë mënyrë, ceremonia e betimit është një proces ligjor që nuk mund të pengohet nga pjesëmarrja ose jo e deputetëve të caktuar të Kuvendit.

Deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi duhet të respektojnë dekretin e Presidentit.

Por edhe sikur një pjesë e tyre të mungojnë, kjo nuk e bën ceremoninë të pavlefshme. Pasi mjafton që në sallë të ketë edhe një prani minimale deputetësh.

Nga pikëpamja ligjore, të gjitha pretendimet e hedhura në media nuk qëndrojnë, për sa kohë që proceduara parlamentare nuk paraqet asnjë pengesë për ceremoninë dhe pjesëmarrjen e ligjvënëseve.

Burimet bëjnë të ditur se Metës i mjafton bashkëpunimi me kreun e shtetit Bujar Nishani për ceremoninë e betimit. Presidenti i ri betohet dhe merr detyrën më 24 korrik

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com