[sgmb id=”1″]
Revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017. Sipas revistës amerikane Shqipëria cilësohet si vendi më i përballueshëm në të gjitha zonat ku mbërrin dollari nga Vietnami në Las Vegas .
“Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujrat mesdhetare me çmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollarë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përreth Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe çmimet janë shumë të ulta 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë” shkruan revista.
Një renditje e tillë e revistës vjen pikërisht kur Shqipëria është në pikun e sezonit turistik, ku gjenden me mijëra turistë të cilët shijojnë brigjet, malet, sitet kulturore dhe çdo gjë. Po ashtu edhe një raport i Eurostat, shkruan revista e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku çmimet në restorante dhe hotele janë më të lira.