[sgmb id=”1″]
Sic bëjnë të ditur burime nga grupi hetimor, shënjestra e atentatit ishte 24 vjecari Edison Deliu, i cili u qëllua me armë zjarri natën e së enjtes në rrugën “4 Dëshmorët”, në një lokal.
Mesohet nga burimet tona se grupi i hetimit ka shoqëruar ne keto ore disa persona, te cilet jane marre me cilësinë e dëshmitarit te ngjarjes. Ndërkohe nga policia jane ngritur disa postoblloqe per kapjen e autorit.
Mesohet se autori eshte larguar menjehere pas atentatit në drejtim të sheshit Avni Rustemi ndërsa i plagosuri eshte transportuar me një makinë të rastit në spitalin ushtarak, për ndihmë mjeksore.
Faktikisht mësohet se 24 vjecari ka dashur të “mbulojë” ngjarjen pasi në spital ka dhënë gjeneralitete të tjera, para mjekëve dhe më pas punonjësve të policisë. Mesohet se para tyre ka dhene emrin Nishe Prendi.
Megjithate ishte karta e tij e identitetit në robat e trupit qe e ka tradhtuar.
Nisur nga kjo rrethane, grupi hetimor ka nisur verifikimet per te kaluaren e 24 vjecarit. Ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia që plagosja mund të jetë rjedhojë e një konflikti të castit.
Gjithsesi hetimet janë në vazhdim.