[sgmb id=”1″]
Legjenda që gëlojnë rreth personit të tij
Në vitin 1990 ai largohet për emigrim bashkë me Arben dhe Artur Grorin, për tu kthyer në 1995 me një “biznes” dhe rrjet të konsoliduar droge në Shqiperi dhe jo vetëm.
Plot nga mbështetësit dhe bashkpuntorët e tij pohojnë edhe sot se ai kishte nën urdhrat e tij gjysmën e parlamentit. Njihte personalisht dhe kishte miqësi me emra me rëndësi kardinale, si Fatos Nano, Edi Rama, Sali Berisha me të birin, Bashkim Fino etj.
Për të njohurin si Miri i Xhikes thuhet se kishte arritur kulmin, ishte bërë njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe më i pasuri.
Ne vitin 2002 vetë Fatos Nano shkonte tek “Kartodromi” resorti i Mirit të Xhikes. Thuhet se Nano është konfliktuar dhe përzënë nga vetë Fatmir Rama, sepse vinte hante pinte dhe shmangte faturat.
Në vitin 2003 ai u vra, sipas “gojdhënave” nga hakmarrja e politikës së ndyrë shqiptare.
Nga biznesi i tij i drogës numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto. Nipat dhe djali i tij, ende jetojnë si ai. Me makina 200 mij dollarëshe, hotele dhe klube nate.
Përfshirja me politikanë dhe eksponentë të rendit
Deklaratat publike të Izet Haxhisë, rezident në Turqi, i arratisur nga drejtësia shqiptare, që e akuzon për vrasjen e Azem Hajdarit:
“Dhurata që iu bë një muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit, në tetor 1998. Berisha ka lëvizur me këtë benz të blinduar për shtatë vjet, derisa u bë kryeministër në vitin 2005. Dhe nuk mund të thotë dot që nuk e dinte kush ja kishte dhuruar…”
Izet Haxhia, ish-truproja i presidentit dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kontaktuar me redaksinë e DITA-s për të bërë një tjetër denoncim me emra dhe fakte. Kjo si përgjigje është më e përforcuar pas reagimit të Berishës së fundmi, se “nuk mund të merren për bazë shpifjet e Izetit që e bëri tim bir trafikant ndërkombëtar droge që 17 vjeç”. I ndodhur në Turqi prej vitit 1999, Haxhia në reagimin e fundit për DITA saktësoi në denoncimin e tij se Shkëlzen Berisha përdorej nga njerëzit e fortë të trafiqeve kur i ati ishte president i vendit, dhe madje në një rast, ishte dëshmitar kur i famshmi Miri i Xhikes (Fatmir Rama, vrarë në vitin 2003) i kishte dhënë 30 mln lireta pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
“Pas vrasjes së Azemit, në muajn tetor (1998) Saliut i është dhuruar një makine e blinduar Benz -Mercedes. Kjo makinë ka qenë e blerë në Turqi në vitin 1997 me vlerë 140 mijë marka. Përpara se të shitej, ka qenë në përdorim nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë së asaj kohe. Këtë makinë e ka blerë po personi që i ka dhënë 30 milionë liretat Shkëlzenit, pra Miri i Xhikes; dhe me ndërmjetësinë e Shkëlzenit dhe një personi tjetër, i është bërë dhuratë Berishës. Këtë makinë të blinduar që deri atë kohë ka qenë në përdorim nga ky grup trafikantësh me në krye Mirin e Xhikes, Berisha e ka përdorur deri sa është bërë kryeministër në 2005. Në kronikat televizive të kohës keni pamjet e kësaj makine. Madje edhe kur është ndaluar në vitin 2000 nga policia, me këtë makinë ka qenë.
Unë di të them se Saliu ka pasë dijeni se e kujt ka qenë kjo makinë. Mirë për paratë që merrte Zeni nuk e ka ditur, po për dhuratën e trafikantëve të drogës e ka ditur njëqind për qind”.-thoshte Haxhia
Një tjetër person publik i përfshirë në pazare me Fatmir Ramen, sipas Haxhisë, është ish keru i SHIK-ut Fatos Klosi. Ja çfarë shkruante Haxhia në profilin e tij në lidhje me Klosin dhe Mirin e Xhikes:
A e mban mend Kartodromin në lunder në pronsi të Mirit të xhikes? Sa here ke shkruar atje. A je takuar me prokuroret e çeshtjes hajdari dhe a ke henger e pire me ta? Pas darkimit në vend të embelsires çfare të servirej ty si qejfli i madh femrash që je? Mos më thuaj se i ke harruar ato ‘zogzat ‘moldovjane e ukrainase që ke shijuar profesori manjak. .Apo narkodollaret që të dhuroheshin me bujari nga miri i xhikes, se me thene të drejten miri luante me gjithe krahet, zenit i jepte miljona lireta per ndertesen e dajes, babait të zenit i dhuronte Mercedesin e blinduar e ty dollaret per të sponsorizuar librin e De villeres, ku ishe edhe bashkeautor i skenarit të tij, dhe eshte Hera e pare që De villers nxirrte hero nje personazh si puna jote,në librat e tij te shumte, dhe ky ‘nder ‘që të beri te ka kushtuar nje shume të majme bre profesor, diku rreth 200 mije dollare. Dhe mos harro se jam nje roje që njef shume roje të tjera, ndoshta edhe ata që të pergjuan në zyre duke bere orgji, apo ata që çmontuan kamerat e vendosura tek zyrat e Idajet Beqirit.
Eliminimi fizik
Referuar pretencës së lexuar dje nga prokurorët e çështjes, në datën 29.03.2003, rreth orës 20:00, i pandehuri Lavdërim Tufa në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, pasi ishin armatosur me dy automatike të tipit “Kallashnikov” dhe të maskuar me kapuça, kanë hyrë në territorin e kompleksit Kartodrom 2000, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Lundër, Tiranë, vend ku banon edhe i pandehuri. Në këtë kohë, në një nga sallat e kompleksit jo larg portës së jashtme, në katin e parë të tij, ndodhej i ulur edhe shtetasi Fatmir Rama, pronar i këtij kompleksi. Ai ishte ulur në një nga tavolinat e sallës së restorantit, së bashku me shtetasit Kristaq Cani, Flamura Rrapaj, Nazmi Çela e Ylli Kelmendi dhe së bashku po shikonin në televizion ndeshjen e futbollit Shqipëri-Rusi, e cila po zhvillohej në ato momente. Sapo i janë afruar sallës, i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij kanë filluar të shtijnë me armë që nga jashtë vetratave të sallës, në drejtim të tavolinës ku ka qenë i ulur Fatmir Rama me Kristaq Canin, Falmuar Rrapajn, Nazmi Çelën e Ylli Kelmendin. Personat e përmendur më sipër kanë qenë të ulur me shpinë nga vetrata dhe nuk e kanë vënë re afrimin e dy personave të armatosur, gjë e cila bëri të pamundur dhe reagimin e tyre ndaj autorëve.
Nga goditjet me armë zjarri janë vrarë shtetasit Fatmir Rama, Kristaq Cani dhe Julian Durishti, i cili punonte si kamerier në kompleks dhe gjendej pranë tavolinës duke shërbyer në momentin që është shtënë me automatik prej të pandehurit dhe bashkëpunëtorit të tij. Përveç personave të mësipërm, është plagosur dhe shtetasi Flamur Rrapaj. Nga personat e pranishëm në sallë në ato momente, vetëm Nazmi Çela dhe Ylli Kelmendi nuk janë dëmtuar nga plumbat. Në momentet kur i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij po gjuanin me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur viktimat, Ylli Kelmendi ka marrë një pistoletë të cilën e kishte me vete Fatmir Rama dhe me të ka shtënë në drejtim të autorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Menjëherë pas kryerjes së vrasjeve, i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Lundër.
Fakti penal i paraqitur u provua plotësisht nga dëshmitë e shtetasve Ylli Kelmendi e Flamur Rrapaj dhe përputhet plotësisht me atë që është pasqyruar në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, i datës 29.03.2003. Nga aktet e ekspertimit mjekoligjor nr.58, i datës 29.03.2003 dhe procesverbali i këqyrjes së kufomës së viktimës Fatmir Rama, rezulton se në trupin e tij janë konstatuar katër plagë, prej të cilave dy në kokë dhe dy në ekstremitetet e poshtme, dy plagë tangentciale, si dhe një frakturë e kockave të kyçit të dorës së djathtë. Shkaku i vdekjes sa qenë shoku i rëndë traumatizo-hemorragjik, si pasojë e kalimit të disa predhave në trupin e tij./Shqiperiaime.al