[sgmb id=”1″]
Vajza 18-vjeçare që humbi jetën pak çaste pasi ishte operuar në spitalin e Elbasanit quhet Ketjona Ibrahimi. Vajza humbi jeten pas nderhyrjes kirurgjikale
“Panorama” raporton se vajza është nga një fshat i thellë i Gramshit, nga Shën Mërija. Sipas mjekëve të spitalit ku humbi jetën pas operacionit, vajza erdhi në gjendje të rëndë me ileues, ose si njihet në gjuhën popullore me ngatërrim zorrësh.
Ajo ishte me dhimbje të forta dhe sipas mjekëve gjendja ishte shumë kritike. Ndërkohë që familjarë të saj kanë akuzuar kirurgen që e operoi për mjekim të pakujdesshëm.