[sgmb id=”1″]
Dy shqiptarë janë arrestuar në Monteverde të Italisë, pasi janë kapur me drogë. Sipas mediave italiane ata kishin improvizuar një vend të veçante në makinën e tyre ku e fshihnin drogën dhe më pas ua shpërndanin klientëve.
Nga hetimet e kryera bëhet e ditur se policia kishte kohë që i kishte nën vëzhgim, dy shqiptarët të identifikuar me inicialet N.A 23 vjeç dhe H.G 28 vjeç, të cilët në vendin poshtë timonit ku janë kabllot elektrike të makinës kishin krijuar një ndarje të veçantë.
Ata kishin fshehur 12 gram kokainë, 2100 Euro dhe sende të tjera.
Policia i arrestoi jashtë një lokali, ku ata kishin shkuar për të shitur disa doza kokaine pasi kishin lënë takim me klientët. Dy shqiptarët akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.