[sgmb id=”1″]
Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi ishullin Kos në Greqi dhe që preku edhe disa zona të Turqisë, autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e rrënojave.
Tërmeti shkaktoi të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Më i dëmtuari nga të gjithë ka qënë porti i ishullit, ku përveç lëkundjeve u regjistrua edhe një tsunam.
Mediat greke kanë publikuar foto të asaj se çfarë ka ndodhur në ishullin Kos.