[sgmb id=”1″]
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” kryeministri Edi Rama ka dhënë pëlqimin e tij publikisht se postin e kreut të Kuvendit do të donte ta kishte Gramoz Ruçi.
Rama tha se shpreh dakordësinë e tij 100% që pas Metës kjo detyrë t’i kalojë kreut të grupit të PS-së, Ruçi.
“Uroj mos të kem telefonatë pas emisioni, pse s’më ke thënë mua”, tha Rama, duke nënkuptuar se Ruçi do jetë kryeparlamentari i ri, vendim që duket se e ka marrë pa u konsultuar me të.