Loading...

Ja kush është aktori shqiptar që mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë .

[sgmb id=”1″]

Një i ri 28-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”. Por ai nuk ka dashur të japë identitetin e saktë duke i dhënë Policisë dy emra të rremë. Por Panorama ka zbuluar sot se i plagosur eshte Mishel Manoku, aktori shqiptar, i cili ka luajtur ne filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan Policinë. Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

Sipas mjekëve, i riu ka dy plagë armë zjarri dhe i është nënshtruar një operacioni por gjithësesi ai është jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com