[sgmb id=”1″]
Kandidati për kryetar të PD-së, Eduart Selami, i ftuar në ‘Studio e Hapur’, ka folur dhe për incidentin e pakëndshëm që i ndodhi tek selia e PD-së.
Selami zbuloi se ishte telefonuar nga Lulzim Basha pas kërcënimit. Kandidati për kryetar të PD-së deklaroi se ishte një ngjarje e pakëndëshme, por se nuk është frikësuar.
“Ishte i pakëndshëm ju kam thënë. Zoti Basha më mori në telefon. Është një kulturë e gabuar. Nëse qëllimi është për të më trembur mua nuk ka…Është e pakëndshme, fort e pakëndshme. Disa më thanë që mirë do ishte një deklaratë zyrtare.” – deklaroi Eduart Selami në emisionin “Studio e Hapur”.
Selami u kërcënua nga shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj.