Loading...

IKMT zbarkon me fadroma ne Orikum-Radhime. Identifikohen 75 minimole ! Se shpejti nis shembja e tyre !

[sgmb id=”1″]

Mjetet e IKMT së janë rikthyer në Orikum, këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qenë minimolet të cilat zgjaten përgjatë bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadroma e IKMT së ka qenë në plazhin e Orikumit ku ka nisur prishjen e minimoleve të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët” të cilët kanë dhe lokalet e tyre.

Sipas punonjësve të IKMT së jashtë kamerave janë shprehur se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë këtij plazhi dhe janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimaleve, aktualisht dhe ku po punohej për heqjen e tij kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina pasi uji nuk qarkullonte.

Pushuesit të cilët pushojnë në këto plazhe për kamerën tonë janë shprehur të kënaqur pasi sipas tyre është një punë shumë e mirë, pasi ky plazh, por dhe shumë plazhe të tjera në breg të detit janë kthyer në vende mbeturinash dhe uji nuk qarkullonte.

Para disa viteve zona e Radhimës dhe e Orikumit kanë pasur ujin e detit shumë të pastër janë shprehur pushuesit, por ndërtimet e paligjshme të këtyre minimoleve kanë bllokuar qarkullimin e ujit duke e kthyer në ujë të ndotur.

Aksioni i IKMT së do të vijojë edhe në ditën në vijim për pastrimin e kësaj zonë nga këto ndërtime pa leje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com