Loading...

Identifikohet trafikanti “gjenial”. Ja se si e kamuflonte drogën.

[sgmb id=”1″]

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 71 kg lënde narkotike dhe ka identifikuar poseduesin e saj.

 Në kuadër të operacionit të koduar “GOLEMI”  në pranga ra J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë.

“Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit, kamufluar si çokollatë e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë dhe po punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com