[sgmb id=”1″]
Një thelpi hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin, si dhe ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak.
Sipas doktor Agon Bislimi, alicina dhe substanca të tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.
“Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse. Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit. Por duhet të keni kujdes, të gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë. Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë”, ka thënë ai.
Sipas tij, që mos t’iu mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.