[sgmb id=”1″]
Ngjarje horror, tenton të mbysë bashkëshorten me litar, policia e Lushnjes ndalon autorin, gruaja po lufton me vdekjen në spital.
Policia e Lushnjes bën me dije se, në datën 05.07.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisaraitin e Policisë Lushnje, falë veprimeve të shpejta operative dhe një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim: -Feçor Biçaku, 56 vjeç, banues në Lushnje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal