[sgmb id=”1″]
Një grup qytetarësh aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të nderuar 24-vjeçarin nga Tetova e Maqedonisë Benjamin Ferati, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy pushuese në Vlorë.
Qytetarët e pranishëm kanë ndezur qirinj pranë fotos së tij, duke e konsideruar Feratin një hero, për shkak të mënyrës tragjike se si ai humbi jetën.
Ngjarja e rëndë hapi edhe njëherë debatin e mungesës së rojeve bregdetare, që cilësohet si shkak i humbjes së tri jetëve.
Megjithatë, pak ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës tha për Ora Neës se Portonovo nuk ishte plazh i miratuar nga Ministria e Turizmit.