Loading...

Historitë e kthyera në legjenda: Bandat dhe emrat e të fortëve të Shqipërisë në 25 vite .

[sgmb id=”1″]

Në fillim ata ishin të fortët e lagjes. Djem të cilët vendosnin ligjin e rrugës të armatosur me “Thompson” apo “Scorpions”, por që më pas krimin do ta perfeksionin duke ndjekur stilin mafiozëve italianë aq shumë të ndjekur në ekranet e televizioneve të shtetit fqinj.*

Kështu nisën eliminimet me silenciator apo ekzekutime me tritol, ku në vitet e fundit këto krime u sofistikuan duke u futur në lojë edhe vrasës me pagesë.

Gazmend Muça apo Gaz Muça, siç njihet në shkëlqimin e tij si kriminel është padyshim një nga emrat më të spikatur të krimit të fillim viteve ’90. Ai ishte kapo i bandës “Djemtë e Rrugës Bardhyl”. Rivalët e tij ishin “Djemtë e Trenit të Vjetër” të drejtuar nga Naim Zyberi. Më 7 prill 1992 vetëm tri muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania, tmerri i Tiranës, Gaz Muça u vra në zonën e Xhamllikut.

Vite më pas, në 2 korrik 1997, Naim Zyberi vrau përpara shtëpisë së tij Artur Grorin. Pas kësaj vrasje ai largohet në Itali. Por në vitin 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë. Ai ekzekutohet pak orë më pas në ambientet e spitalit ku po kurohej nga një persona i veshur si infermier.

Denis Gina

Në verën e vitit 1999 një vrasje makabre tronditi Tiranën. Më 22 qershor, të këtij viti Denis Gina dhe Medjan Shehu eksponentë të bandës së “Rrugës së Kavajës”. Ata të dy ekzekutohen me antitank, ndërsa ishin duke udhëtuar me një makinë të blinduar. Atentati ndodhi në ish-Fushën e Druve në Tiranë. Policia akuzoi për këtë vrasje Ilir Bardhin dhe Genci Ferhatin. Ilir Bardhi u ekzekutua me snajper në qelinë e paraburgimit 313 në 9 mars të vitit 2000. Në tre vite nga vitit 1998 deri në 2001, banda e përçarë e “Rrugës së Kavajës” prodhoi 23 viktima. I fundit besohet se është jetë Franc Konomi, i vrarë në korrikun e vitit 2010. Me të vetmin ndryshim, pasi tashmë vrasësit janë enigmatik. Policia i arkivon ngjarjet si larje hesapesh të vjetra.

Zani Çaushi

Viti 1997 dhe rënia e shtetit ligjor do të shënonte edhe gjallërimin e disa prej bandave më famëkeqe në vend. Një ndër to ishte edhe ajo e Çoles në Vlorë e drejtuar nga Zani Çaushi. Bandë së cilës i vishen një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë kësaj kohe në qytet.

Aldo Bare alias Alfred Shkurti

Alfred Shkurti, ose i njohur gjerësisht si Aldo Bare do të ishte një ndër emrat që shtinin frikën deri në fillim të viteve 2000. Bare dhe organizata e tij ishte një tjetër bandë famëkeqe që terrorizoi Lushnjën gjatë viteve që ushtroi aktivitetin. Ata njihen si autorë të shumë krimeve makabër në Lushnjën e vitit 1997, por edhe më pas. Lufta mes Bares dhe bandës rivale në Lushnje, nisi pasi atij i vrasin të vëllanë në fillin të 1997.

Altin Dardha

Por 1997 solli edhe një lloj të ri vrasësi, pak të njohur në atë kohë. Vrasës individualistë që gjuanin pa ndonjë qëllim të caktuar që ishin edhe më të frikshmit. Altin Dardha i fortit i Beratit ishte një ndër ta. Ai akuzohet për dhjetëra vrasje. Ishte kaq mizor sa për të përmbushur dëshirat e tij kriminale, qëllonte njerëz të pafajshëm thjesht për ti shtuar në arkivin e tij të bëmave.

Pas vitit 2000

Në fillimin e viteve 2000, në Shqipëri krimi njohu një epokë të re. Bandat lanë përplasjet në rrugë. Është koha e vrasësve me pagesë. Ku shumë ngjarje me sfond të pastër mafioz mbeten pa autor. Një kronologji ngjarjesh ku viktimat nuk shprehin dyshime për vrasësit çka tregon se tashmë krimi është bërë edhe më i sofistikuar.

Gaz Muça

Zani Çaushi
Aldo Bare
Altin Dardha

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com