[sgmb id=”1″]
Ajo e mbërritur me një anije nga Shqipëria u bë mbështjetja e tij, ai sytë e saj. E thërrasin veten “çifti i ëndrrave” dhe do ta kuptoni shpejt përsenë. Tani ndodhen bashkë në finalet e lojërave paraolimpike të Londrës.
Kjo është historia e veçantë e një shqiptareje e cila në një tjetër shtet gjeti jo vetëm dashurinë por edhe “dritën e syve”. Ajo quhet Arjola Dedaj dhe është e verbër. Eshtë e dashuruar me Emanuele Di Marino-n, një italian i cili ka një këmbë të shtrembër, e siç shkruajne mediat italiane, ata plotësojnë në perfeksion njëri-tjetrin.
Gjithçka nisi 20 vjet më parë, kur Arjola u nis me anije nga Shqipëria. Kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe, shikimi i syve po i shuhej.
“Në gomone shikoja qiellin dhe yjet. Por nuk arrija dot të dalloja se kë kisha afër vetes. Më diagnostikuan kur isha 3 vjeçe dhe syzet e para nuk më bënë asnjë efekt. Në moshën 20-vjeçare i urreja, ishin të padobishme. Nëna ime kishte mbërritur në Itali, afër Milanos. Kur emigruam unë isha 17-vjeçe. Isha me babin dhe vëllain. Kemi ecur 5 orë nëpër fusha, në Lecce e pastaj në Abbiategrasso. Nuk lëviza më”, ka rrëfyer shqiptarja për “La Gazzetta dello Sport”.
E pikërisht në atë provincë, Arjola nisi të frekuentonte qendrat për të verbërit. Ajo zbuloi pasionin për kërcimin, bejzbollin e mbi të gjitha atletikën. Fitoi kampionatet italiane dhe një vit më parë fluturoi për në “Rio 2016”.
Pikërish në një grumbullim me Kombëtaren dëgjoi për herë të parë zërin e Emanueles.
“Dëgjova një zë: Do pak çokollatë? Ky ishte afrimi i parë, në fakt jo tamam romantik. Pas disa muajsh shkuam të jetonim bashkë”
Emanuele gjithashtu pjesë e Kombëtares paraolimpike italiane të atletikës. Ai ka lindur me këmbën e djathtë të përthyer (të rrotulluar në anën tjetër). Por që kur erdhi në jetë e vuri në provë trupin e tij. Në fillim për nevojë e pastaj për pasion…
“Të lind dëshira që të vendosësh në provë trupin tënd. Dhe e bën duke u argëtuar. I detyrohem shumë nënës time Antonelës dhe babait tim Raffaele. Janë të diplomuar për shkenca motorie, e dashurojnë atletikën”.
Arjola tregon se me kalimin e kohës ata kanë eksperimentuar shenjat që i dinë vetëm ata të dy.
“Duke u mbajtur përdore, duke prekur gishtat. Për shembull për të lëvizur. Askush nuk e vë re që Emanuele më bën shenja”./ revistawho.com