Loading...

GJYQI GJIKA, NË 27 KORRIK VENDIMI I GJYKATËS PËR 4 AKUZAT.

[sgmb id=”1″]

Është shtyrë sërish séance gjyqësore në ngarkim të ish kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Trupi gjykues përbëhet nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për cështjen.

Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kulici.

Prezent në sallë ishin të katër të pandehurit, Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë  e pronarit të truallit.

Gjika përfaqësohet nga AV. Ardian Leka, i cili sot relatoi mbrojtjen.

Leka kërkoi pafajësi për Gjikën dhe e ka konsideruar akuzën si një tentativë për të përfshirë në vetë të pare ish kreun e Bashkisë së Vlorës, dukë anashkaluar sipas tij qëllimshëm padinë fillestare ngritur nga familja Osmënaj, e cila mund të trajtohej si padi civile.

Ndërsa mbi ish kreun e bashkisë rëndojnë 4 akuza, falsifikim i dokumenteve zyrtare, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, për të cilat prokurori Kulici, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vite burg.

Seanca e fundit, për dhënien e vendimit të trupit gjykues do të zhvillohet më datë 27 korrik, në orën 09.00.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com